Burimet thonë se dy viktimat në Durrës ishin vëllezër mes tyre, dhe po udhëtonin me automjetin tip ‘Golf’, teksa një automjet tjetër i ka prerë rrugën pranë tregut të makinave në Shën Vlash.
Autorët, dy persona sipas dëshmitarëve, kanë qëlluar me një breshëri automatiku nga pas dhe para automjetit.
Synimi sipas grupit hetimor ka qenë eleminimi fizik i vellezërve me origjinë nga Puka dhe me banim në Spitallë, Viktor dhe Besmir Haxhiaj mbi trupat e të cilëve janë derdhur disa plumba.
Në automejtin e viktimave nuk është gjetur asnjë mjet apo send i dyshimtë.
Ndërsa në vendngjarje ka sekuestruar 27 gëzhoja. Deri më tani mësohet se u shoqëruan rreth 30 përsona në polici për të dhënë dëshminë e tyre.
Ende nuk dihet motivi i vrasjes. Hetimet po kryhen në disa pista.