Ngjarje e rëndë në Lezhë/ Policia gjen dy persona të vdekur. Dyshohet se janë vrarë me armë zjarri

0

Preng Simoni dhe Kolë Murrani janë dy personat që janë vrarë me armë zjarri në Lezhë. Dy 60-vjeçarët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov, nga një distancë jo shumë e largët.

Paraprakisht Preng Simoni dhe Kolë Murrani, nuk rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm. Të dy janë qëllur në një Kodër pranë fshatit Lalm i Vjetër në Lezhë.

Zona ku ka ndodhur krimi është me terren malor dhe shumë larg banesave. Policia ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij krimi të rëndë.

Artikulli i mëparshëmLetra e Metës/ Ndryshimet në Kodin Penal: Nuk duhet të lënë asnjë shteg për keqinterpretim…
Artikulli i radhësCOVID-19/ Maqedoni e Veriut, 4 viktima dhe 13 raste të reja brenda 24 orëve