Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri. Nuk është çështje e ngutshme

0

Seanca për çështjen penale ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë për më datë 13 maj, pasi në bazë të Aktit Normativ ajo nuk cilësohet si një cështje e ngutshme.

Sipas vendimit, që cështja të niste duhej po ashtu të ishin të pranishme të gjitha palët në proces, gjë e cila nuk ka ndodhur pasi avokatët e palëve nuk janë njoftuar.

Së bashku me ish ministrin Tahiri gjykohet dhe çështja ndaj ish punonjësit të policisë Jaeld Çela. Përfaqësuesit e këtij të fundit kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve të cështjes së tij, Albana Boksi, Nertina Kosova, Nure Dreni. Ndërkohë, nëse kjo treshe gjyqtarësh përjashtohet kërkohet të ndërhyjë KLGJ për të caktuar gjyqtarë të tjerë.

Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish drejtori i policisë, në arrati u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ndërkohë, avokatët e tij e kanë apeluar vendimin e dhënë asokohe nga gjykata e Krimeve të Rënda. Tahiri mbrohet nga avokati Maks Haxhia.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19: Në Shqipëri shënohen 14 raste të reja brenda 24 orëve. Shkon në 750 numri total i të infektuarve
Artikulli i radhësCOVID-19/ Shënohet viktima e 30-të në Shqipëri, ndërron jetë 50-vjeçari nga Tirana