MC Kresha rishfaqet me një pamje të re, merr vëmendje me stilin e ri të flokëve (FOTO)

0
MC Kresha (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar shqiptar, MC Kresha, është shumë pak aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht gjatë kësaj kohe.

Megjithatë, ai është shumë i pëlqyer nga publiku dhe kjo bën që çdo postim i tij të zgjojë vëmendjen e fansave.

Ai së fundmi është rikthyer me një imazh të ri, duke provuar veten në një model të flokësh, siç nuk e kemi parë asnjëherë më parë.

View this post on Instagram

on my Wu-tang – protect ya neck! 🌶

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on

Kresha deri më tani ka qenë me kaçurrela ndërsa ka befasuar ndjekësit me flokët në stilin gërshetë.

Reperi nga Mitrovica duket shumë ndryshe me këtë stil të ri flokësh, por kjo pamje u mirëprit edhe nga admiruesit e tij në Instagram – aty ku numëron  hiç më pak se 491 mijë ndjekës.

Sa i përket projekteve muzikore, “KG” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga reperi Kresha në bashkëpunim me Singullar që ka arritur mbi 900 mijë klikime në YouTube.

Artikulli i mëparshëmMihrije Braha shton peshë gjatë karantinës, thotë se është bërë si Kim Kardashian
Artikulli i radhësMe karta hyrjeje dhe me xhama ndarës në plazh. Si do të jenë (nëse do të ketë) pushimet verore këtë vit?