Australia i vjen në ndihmë Britanisë së Madhe, të paktën në futboll. Menaxheri anglez (që jeton në Perth) Gary Williams i ka propozuar zyrtarëve të Premier League për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura të kampionatit në kryeqytetin e Australisë Perëndimore, duke kompletuar kështu sezonin: “Klubeve angleze i pëlqen propozimi, ashtu si edhe disa funksionarëve qeveritarë me të cilët kam folur ” është shprehur ai.
Sipas asaj që bën të ditur The Sun, një senator australian është i gatshëm të mbështesë idenë e Williams që është në kontakt me qeverinë australiane e me Ministrinë e sportit për të marrë mbështetjen e tyre mbi këtë ide shumë të rëndësishme. “Bëjmë turne nëpër botë përpara cdo fillim sezoni. Ky skenar nuk është kaq i ndryshëm. E klima në Australi është ideale pikërisht tani” ka thënë një drejtues i një skuadre angleze për tabloidin, duke preferuar të mbetet anonim.
“Perth është qyteti më i izoluar në botë, mund të mblidhemi në grupe me dhjetë persona, mund të shëtisim e të shkojmë në plazh. Kemi patur vetëm katër raste në 19 ditët e fundit” ka thënë Williams. Perth disponon katër stadiume në të cilët mund të luhen ndeshjet e Premier League: Optus Stadium (65.000 vende), Perth Oval (20.500), fusha e kriket WACA (24.500) e Joondalup Arena (16.000).