Kreu i Shoqatës së Transportit kërkon rifillimin e aktivitetit/ “Jemi drejt falimentit”

0

Ndërprerja e aktivitetit për shkak të COVID-ën, ka futur në krizë edhe sektorin e Transportit.

Kreu i shoqatës “Transporti Kombëtar Interurban”, Kujtim Mema tregoi për “Abcnews”, vështirësitë që po has ky sektor.

Sipas Memës, shumica e transportit ndërqytetas është me kredi dhe një e dytë shtesë do të ishte shumë e vështirë për tu shlyer.

Ai kërkoi rifllimin e aktivitetit, pasi përndryshe sektori do të shkonte drejt falimentit.

 “Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionare të cilët kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre. Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për ti shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.

Ndër të tjera Mema bëri me dije, se do do të kërkojnë uljen e taksës nga bashkia e Tiranës, ndërsa shtoi se përgjysmimi i kapacitetit, mund t’i detyrojë që të rrisin biletën me 30%.

“Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30%, të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera Mema

Kujtojmë këtu se shoqata e Transportit i ka paraqitur disa herë kërkesa ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje./gazetareforma

Artikulli i mëparshëmEvra flet për herë të parë për kërcënimet që i kishte marr nga fansat e Liverpoolit pas incidentit me Suarezin
Artikulli i radhësRaporti “sekret”: Kina duhet të jetë gati edhe për skenarin më të keq, atë të luftës me SHBA-në