OFL zbarkon në Porto Romano. Sekuestrohen 1.2 milion litra naftë në pronësi të Lul Berishës. Pamjet nga aksioni (VIDEO)

0

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga aksioni i sekuestrimit të pasurive të Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet, oficerët e OFL-së kanë zbarkuar në këto prona, ku kanë sekuestruar 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës dhe E. SH.

“Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.”, thuhet në njoftimin e OFL-së.

Artikulli i mëparshëm“Nuk garantohet e drejta e votës” / Studentët letër Ministres Shahini. Ndalni zgjedhjet në universitet
Artikulli i radhësMinistria e Arsimit bën publike detaje për Maturën Shtetërore: Ja çfarë do të përmbajë testi. Kohëzgjatja 2 orë (VIDEO)