Virusi po dobësohet? Shkencëtarët zbulojnë mutacionin

0

Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion unik të koronavirusit në Arizona të SHBA.

Ata thonë se ky është një mutacion që e kanë parë në të shkuarën, gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003.

Sipas Daily Mail, nuk është një mutacion i zakonshëm, por një mutacion që e bën infeksionin më të dobët.

Pikërisht kur ndodhi ky mutacion te virusi SARS, ai nisi të bëhej më i dobët dhe nuk u regjistruan më raste të reja. Në fund, epidemia u quajt e mbyllur.

Viruset pësojnë mutacione gjithmonë. Për fat, në rastin e koronavirusit të ri është zbuluar se këto mutacione nuk janë aq të shpejta sa ta bëjnë të panevojshme punën kërkimore për një vaksinë.

Artikulli i mëparshëmKreu i grupit socialist Balla zhvillon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Elbasanit
Artikulli i radhësGjumi është shumë i rëndësishëm për të luftuar COVID-19