Kreu i grupit socialist Balla zhvillon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Elbasanit

0
1d71b6b4 Df2b 4b70 8e43 D7aac565b3b4

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me rastin e ‘5 Majit’, Ditës së Dëshmorëve, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Elbasanit.

Numri dy i Partisë Socialiste, në fjalën e tij, deklaroi se një popull që ka dëshmorë, nuk njeh kurrë robëri.

Sipas Ballës, Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e rezistencës dhe përpjekjes sonë si komb për lirinë.

“Sot kujtojmë gjithashtu edhe dëshmorët e rënë nga radhet e Forcave tona të Armatosura në misionet nderkombetare, kujtojme dëshmorët nga radhët e Policisë së Shtetit. Në këtë luftë të re me armikun e padukshem duhet të theksojmë faktin që nuk kemi patur humbje në radhet e luftëtarëve në frontin e parë, të mjekëve dhe infermirëve. Edhe pse kemi kaluar më të keqen, duhet të ruajmë gatishmërinë dhe kujdesin e domosdoshëm për masat mbrojtëse.

Artikulli i mëparshëm“Tre infermierë të Neurokirurgjisë pezullohen nga puna”- Shoqata e Infermierëve: U kapën duke ngrënë molto
Artikulli i radhësVirusi po dobësohet? Shkencëtarët zbulojnë mutacionin