Prindërit infektojnë me COVID vajzën 8-muajshe shtatzënë. Ajo infekton vjehrrën dhe të birin 2 vjeç

0

Tre rastet pozitive me koronavirus në Fier i përkasin së njëjtës familje, që jeton në lagjen “Liri Gero”, në pallatet parafabrikat në këtë qytet.

Mësohet se nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, ka shkuar në Tiranë dhe ka vizituar familjen e saj, të cilët kanë qenë me Covid-19 . Ky takim me familjarët e saj në Tiranë i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier.

Gruaja është shtatzënë dhe është kthyer në Fier dhe ka infektuar djalin e saj 2-vjecar dhe vjerrën 70-vjecare, ndërkohë që bashkëshorti i saj nuk ndodhet në Shqipëri, pasi janë rezidentë në Suedi.

Edhe gruaja jetonte në Suedi, por për shkak të bllokomit të lëvizjes nuk ka mundur dot të kthehet atje.

Sot janë kryer dezinfektime në këtë pallat, si dhe janë marrë tamponët për 5 familje të tjera. Ky është rasti i parë me COVID-19 pas një periudhe qetësie rreth 15 ditore. Me rastet e sotme shkon në 40 numri i të prekurve me COVID-19 në Fier, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Artikulli i mëparshëmBalla: Zyrtarët e lartë të BE-së nxisim integrimin e Shqipërisë për dy arsye…
Artikulli i radhësMeta tjetër reagim për raportin e ‘Freedom House”: Duhet reflektim i thelluar