COVID-19/ Shënohen 10 raste të reja gjatë 24-orëve të fundit në Shqipëri. Numri total i të infektuarve shkon në 842

0
Ministria E Shendetesise

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 275 testime të kryera, janë shënuar 10 raste të reja, duke e çuar në 842 numrin total të të infektuarve. Nga të prekurit e identifikuar në 24 orët e fundit, 3 prej tyre janë në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz

Në përditësimin e shifrave, drejtoresha pranë ISHP, Rovena Daja tha se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.

“Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”- tha Daja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (7 Maj 2020)

Teste të kryera 9806
Raste pozitive 842
Raste të shëruara 605
Raste Aktive 206
Humbje jete 31
Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë     96
Krujë      69
Shkodër 16
Kamëz     8
Kurbin     4
Elbasan    3
Fier          3
Mirditë    2
Berat        2
Durrës      1
Korçë       1
Lezhë       1

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Kompania italiane teston me sukses vaksinën
Artikulli i radhësRuçi: Të garantohet ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe sundimi i shtetit të së drejtës