Pak orë më parë Ariana Grande dhe Justin Bieber publikuan këngën e tyre më të re.
Artistët bashkëpunuan për herë të parë për një projek muzikor, i cili ka qëllim human.
Fitimet e tij do të shkojnë për të prekurit nga pandemia, sidomos për fëmijët.
Klipi i këngës është mjaft i thjeshtë, i krijuar në kushte shtëpie dhe pjesë janë bërë edhe fansat e dy këngëtarëve.
Por prisni, se për pak na paska shpëtuar!
Në një pjesë të klipit, shfaqet edhe i dashuri i ri i Ariana Grande, Dalton Gomez, me të cilin ka disa javë që është në lidhje.
Ata shfaqen të dy duke kërcyer në dhomën e gjumit dhe me sa duket janë karantinuar në të njëjtën shtëpi.