Inter/ Më në fund vjen oferta për Icardin

0

Mauro Icardi pritet të jetë një nga elementët më të rëndësishëm në merkaton ziklatër. Inter kërkon me çdo kusht ti gjej një sistemim sulmuesit argjentinas, kjo për disa arsye.

Rikthimi i tij në Milano nuk është i mirëpritur, nga ana tjetër, me shitjen e tij, Inter do të krijonte një buxhet të mjaftueshëm për të investuar në merkaton në hyrje.

Në këtë periudhë të vështirë, të paktë janë klubet që mund të investojnë 70 milion euro për kartonin e tij por sinjale pozitive vinë nga Franca.

Icardi

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, PSG më në fund është bindur për cilësitë e Icardit dhe kërkon të shfrytëzojnë të drejtën për të blerë kartonin e tij, por me një kush.

Drejtuesit e klubit francez kërkojnë një skonto të vogël nga ana e Inter, kërkojnë që zikaltërit të ulin pak vlerën e Icardit, çmimi i fiksuar në kontratë është 70 milion euro. Palët mund të gjejnë një kompromis në këtë pikë duke përfshirë ndonjë lojtarë në tratative.

Julian Draxler është emri më i përshtatshëm, një lojtar që iu ofrua Interit edhe dimrin e shkuar.

Futbollisti gjerman ka hasur shumë vështirë për të qenë titullar në Paris, nuk do të ishte kundër një transferimi në Milano, gjithsesi në çdo rast kjo nuk pritet të jetë një negociatë e lehtë.

Artikulli i mëparshëmPranga tre të rinjve në Durrës për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të rendit
Artikulli i radhësISHP: Vazhdon procesi i testimeve serologjike për mjekët dhe infermierët. Në një fazë të dytë do shtrihet dhe në popullatë