Meta akuzon KLGJ/ Do të mbajnë përgjegjësi për çështjen Dvorani

0

Pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyhu vendimin për Ardian Dvoranin, për të cilin Presidenti Ilir Meta kishte kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati, vjen një koment nga ky i fundit. Në një prononcim për mediat, Meta theksoi se kjo çështje është përgjegjësi e KLGj-së dhe e askujt tjetër.

“E kam dhënë një përgjigje për këtë çështje. Ajo është një përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ-së dhe askujt tjetër.”, tha ai.

KLGJ-ja përmes një vendimi u shpreh në 5 maj se se kjo shtyrje u bë me qëllim që të njohë z. Dvorani me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, korrespondencën e institucionit të KLGJ-së, me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të, si dhe marrjen e një opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin.

Teksa ishte i pranishëm sot në një një seancë dhurimi gjaku në Bibliotekën e Fakultetit të Gjuhëve te Huaja në Tiranë, aktivitet që iu vjen në ndihmë talasemikëve, Meta ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të japin kontributin e tyre.

“Sot është dita botërore e talasemisë. Së bashku me shoqatën e talasemisë, me përfaqësues të ministrisë, me studentë, ishim pjesë e një seancë model të dhurimit të gjakut. Ky është kontribut i shkëlqyer, aq më tepër në këto kohë, kur nevojat për dhurimin e gjakut janë të mëdha. Dhe ku vështirësia për të dhuruar është e konsiderueshme, për shkak të kufizimeve në drejtim të lëvizjes. Inkurajoj, pasi kjo është një kauzë. Sot është momenti që të apelojmë për një fushatë të përhershme për parandalimin e talasemisë përmes diagnostikimit, për aplikim të terapive të reja.”, tha Meta.

Artikulli i mëparshëmRama: Nga e hëna nuk do lejohen hyrje-daljet nga zonat e kuqe. E gjithë pjesa tjetër e vendit e gjelbër, zgjatet orari. Në fundjavë….
Artikulli i radhësBiberaj thirrje Ramës: Largo menjëherë ushtrinë e policinë nga rrugët