Mallkimi i Jovic: Lojtari thyen këmbën duke qëdruar në shtëpi

0

Real Madrid, pasi gjithë lojtarët kanë kaluar testin për Koronavirus, do të nisë të hënën stërvitjet individuale, por Zidane duhet të bëjë llogaritë me një dëmtim të rëndë.

Luka Jovic është dëmtuar vetë duke u stërvitur në shtëpi: sulmuesit serb i është diagnostikuar një frakturë extra-artikulare në kockën e thembrës së djathtë, që do ta mbajë deri në dy muaj jashtë fushave.

Një sezon i mallkuar për qendërsulmuesin serb, një nga blerjet e forta të fushatës së kaluar të blerjeve të Florentino Perez.

Që në verë, në fazën e përgatitjes erdhi dëmtimi i parë (problem në kavilje), pastaj një raport asnjëherë i mirë me Zidane e coi në fund të hierarkisë, aq sa në ndeshjet e fundit e parakaloi edhe Mariano Diaz për në pankinë.

24 prezenca sezonale e vetëm dy gola është bilanci i lodhur i tij.

Probleme në fushë, por edhe jashtë: disa javë më parë 22 vjecari u përfshi nga polemikat në Serbi për thyerje të karantinës.

Artikulli i mëparshëmE konfirmon OBSH: Jeta siç ishte përpara COVID mund të mos rikthehet më
Artikulli i radhësBoris Johnson hidhet në prehërin e Putinit. I kërkon ndihmë për gjetjen e vaksinës