Slloveni: Protestë me 5000 pjesëmarrës. Policia nuk arreston asnjë qytetar?!

0
Virus Outbreak California

Më shumë se 5 000 qytetarë protestuan në kryeqytetin slloven kundër korrupsionit dhe kufizimeve të vendosura nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Protesta më të vogla u zhvilluan edhe në qytete të tjera si në Maribor, Celje dhe Koper”, raportoi agjencia sllovene e lajmeve, STA.

Demonstruesit në Lubjanë shkuan drejt ndërtesës së parlamentit dhe shprehën pakënaqësinë e tyre duke përdorur këmbana.

Në mes të marsit qeveria sllovene vendosi një sërë kufizimesh që janë hequr gradualisht.

Megjithatë, masa për ndalimin e grumbulimeve dhe protestave mbetet ende në fuqi.

Protesta e ishte gjithashtu shprehje e pakënaqësisë ndaj korrupsionit të pretenduar në qeverinë e krahut të djathtë nacionalist të kryeministrit, Janez Jansa.

Artikulli i mëparshëmReagon Avokati i Popullit/ Policia të evitojë reagimet ekstreme, dhe të marrnë konsideratë të drejtën për të protestuar
Artikulli i radhës“VIP-at” e Tiranës nuk pyesin për qeveri e as për pandemi/ Kalojnë fundjavën në bregdet ndërkohë që qytetarë mbyllen në shtëpi (FOTO)