Vetëm pesë minuta në ditë janë të nevojshëm për këmbë të tendosura dhe për tu rikthyer në një kondicion të shkëlqyeshëm…
Nëse keni pak kohë të lirë për stërvitje pasi të ktheheni nga puna në shtëpi, kemi zgjidhjen e duhur për ju. Vendoseni karrigen pranë murit dhe mund të filloni nga stërvitja.
Instruktorja e parapëlqyer amerikane e fitnesit, Zuzka Light, ka përgatitur sesionin pesëminutësh të stërvitjes për zonjushat të cilat nuk kanë kohë t’ia përkushtojnë ushtrimit disa orësh.
Katër ushtrime do t’ju marrin vetëm pesë minuta kohë, ndërkaq rezultatet janë fenomenale.
E vetmja gjë që do t’ju nevojitet është karrigia dhe ushtrimet mund t’i filloni!
Zuzka propozon pesë minuta trening të shkëlqyeshëm, ndërsa pastaj përgatitni vetes një dush të ngrohtë, i cili do t’ju qetësojë dhe relaksojë.
Shikoni videon dhe ndiqni udhëzimet.