Boris Johnson mesazh popullit britanik: Më 1 qershor hapim shkollat, së shpejti udhëzime për hapjen e dyqaneve

0

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i është drejtuar popullit të tij për t’i thënë atij sesi do të vazhdohet me masat ndaj koronavirusit.

“Unë kam një plan të qartë për pandeminë, e cila është dhe më e mira për britanikët. Do të shikojmë që të mund të hapim shkollat më datë 1 qershor. Së shpejti do të jetë udhëzime për hapjen e transporteve. Së shpejti do të japim edhe udhëzimet për hapjen e dyqaneve. Do rikthejmë masat nëse virusi njeh shpërthime të reja”, tha Johnosn para britanikëve.

Johnson u shpreh se duke nisur nga dita e hënë, ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen që të shkojnë në punë.

Ai shtoi se nga dita e mërkurë njerëzit do të lejohen të bëjnë ushtrime të pakufizuara në natyrë, për sa kohë ata iu përmbahen distancave sociale.

“Ju mund të uleni dhe të shijoni rrezet e diellit. Ju mund të udhëtoni në destinacione të tjera, madje të luani edhe sporte të ndryshme, mirëpo vetëm me anëtarët e familjes suaj”, tha Johnson.

Artikulli i mëparshëmKëshillat zyrtare: Shmangni të folurit ballë për ballë, lani rrobat rregullisht dhe lini dritaret hapur
Artikulli i radhësAlbin Kurti nesër rikthehet në zyrë, shkak i vetizolimit u bë shoferi i ministrit që rezulton negativ për COVID-19