Aziatiket me shekuj të tërë përdorin ujin e orizit në shërbim të bukurisë, pa marrë parasysh a është fjala për kurimin e fytyrës, trupit apo flokëve
Struktura e butë e ujit të orizit qetëson lëkurën e irrituar, shkëlqen tenin dhe i bën mirë lëkurës së thatë.
Gjithashtu, vera e orizit përmban kolagjen, e mban lëkurën elastike dhe zvogëlon shenjat e plakjes.
Antioksidanti i orizit e pastron lëkurën, e freskon, e hidraton dhe ngadalëson shfaqjen e rrudhave.
Maska e thjeshtë për fytyrë nga uji i orizit bëhet kështu:
Ju nevojitet një filxhan oriz organik dhe një pecetë pëlhure.
Lëreni orizin në ujë tërë natën, ndërsa të nesërmen ujin e ndërroni dhe orizin e zieni. Kullojeni orizin dhe ujin lëreni të ftohet.
Pecetës së pëlhurës ia pritni ato pjesë ku duhet t’i keni të zbuluar sytë, hundën dhe gojën, pastaj futeni në ujin e ftohur 10 minuta.
Pecetën e njomur vendoseni në fytyrë dhe mbajeni maskën rreth 15 deri 30 minuta. Pas përdorimit lajeni fytyrën me ujë të zakonshëm.
Kjo maskë është e pasur me flavonoide, të cilat pengojnë shfaqjen e rrudhave, freskojnë dhe tendosin lëkurën.
Maskën mund ta përdorni çdo ditë.
Kujdes: Para përdorimit të maskës konsultohuni me dermatologun.