Vështirësia qëndron te thjeshtësia- ato çka në plan të parë duken pyetje aspak të ndërlikuara, kanë një përgjigje specifike, që do t’ju mundojë disi.
Pse shishet plastike me pije të gazuar e kanë fundin me gunga? Pse lëngu i portokallit shijon tmerrësisht i hidhur pasi lajmë dhëmbët me pastë? Përgjigjet i merrni tani…
Pse shishet me pijë të gazuar e kanë fundin me gunga, ndërsa shishet me ujë jo/ Gungat janë aty për të rritur rezistencën e shisheve. Kjo është e nevojshme sepse shishja plastike duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë presionit të gazit në pije. Gjithashtu, këto pije zakonisht shërbehen të ftohta dhe kur një lëng ftohet, vëllimi i tij ndryshon dhe shishja nuk duhet të ndryshojë dukshëm për shkak të saj. Si shtesë, këndi ose maja e gungës mund të zgjerohet paksa dhe të kontraktohet pa u prishur.
Pse akulli është i rrëshqitshëm/ Akulli është i rrëshqitshëm vetëm kur ecni mbi të dhe është afër një pikë shkrirjeje. Rrëshqitja shkaktohet nga rrotullimi i molekulave të ujit që nuk mund të bashkohen me molekula të tjera po uji në sipërfaqe. Mund ta krahasoni me një dysheme vallëzimi që është e mbuluar me rruaza.
Vijat e zebrës/ Ka kohë që ekziston një besim popullor se zebrat ishin kafshë të bardha me vija të zeza. Sidoqoftë, rezulton të jetë e kundërta. Ngjyra origjinale e zebrave është e zezë. Vijat e bardha shfaqen vetëm më vonë, teksa një embrion zebër zhvillohet në barkun e nënës, e cila qartësisht mund të vërehet në foton më sipër, ku vijat e bardha të një zebra nuk u zhvilluan mirë.
Pse lëngu i portokallit shijon tmerrësisht i hidhur pasi keni larë dhëmbët/ Pasta e dhëmbëve ndikon në shijim. Ajo shtyp aftësinë për të shijuar ëmbëlsinë, që do të thotë se shijet e tjera, si lëngu i portokallit, bëhen më të theksuara. Si rezultat, ëmbëlsia e saj shtypet ndërsa e hidhura përmirësohet dhe pija juaj e shijshme papritmas bëhet e padurueshme.