3 të burgosur që kishin dalë nga burgu me leje të posaçme për shkak të situatës me pandeminë e koronavirsuit, kanë përfunduar sërish në telashe me drejtësinë, ndërsa janë arrestuar.
Të dënuarit që përfituan nga akti normativ, leja e veçantë 3 mujore, këta persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se dy prej tyre janë prangosur për dhunë në familje, ndërsa tjetri sepse ka shkelur rregullat e karantinimit pasi është konstatuar në rrugë.