Gjermania parashikon të rihapë kufinjtë e saj në mes të qershorit

0

Gjermania parashikon heqjen, në mes të muajit qershor, të kufizimeve të qarkullimit, të vendosura në kufijtë e saj për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri, njoftoi sot ministri i Brendshëm,Horst Seehofer.

“Gjermania, si dhe fqinjët e saj francez, austriak dhe zviceran kanë objektiv të qartë për një rikthim të qarkullimit të lirë në Europë duke nisur nga mesi i muajit qershor”, deklaroi Horst Seehofer në një konferencë shtypi duke njoftuar përveç të tjerave një lehtësim të kontrolleve në fuqi duke nisur nga 16 maji.

Artikulli i mëparshëmWuhan/ Aty ku Kina po fsheh shenjat e origjinës së koronavirusit
Artikulli i radhësSTUDIMI: Covid-19 është përhapur më së shumti nga të infektuarit asimptomatik