DOKUMENTI/ Erion Veliaj bëhet gati të shembë Teatrin Kombëtar

0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëhet gati për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse sot Presidenti Ilir Meta ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese, kjo për Veliaj duket se nuk ka shumë rëndësi.

Veliaj i cili sillet sikur është pronari i Tiranës dhe jo shërbëtori i saj, sot ka dërguar në Këshillim Bashkiak vendimin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

E për të justifikuar shembjen, Veliaj mbështetet në një raport të Institutit të Ndërtimit të mbajtur disa vite më parë, konstatime të cilat duket se janë rrëzuar.

Prej kohësh artistët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kanë protestuar çdo ditë edhe në këto kohëra pandemie.

Por vetëm pak ditë më parë, Edi Rama vendosi që ti kalojë pronësinë e truallit, bashkisë së Tiranës dhe Veliaj nuk ka vonuar shumë të respektojë urdhrin e shefit të tij, duke çuar për vendim në Këshillin Bashkiak, shembjen e Teatrit Kombëtar.

Artikulli i mëparshëmModeratorja e “Ditë për ditë” në Tv Klan zbulon lajmin që askush nuk e priste…
Artikulli i radhësBasha takim me operatorët turistikë në Durrës: 5 kërkesa qeverisë