I infektuari me COVID-19 qëllimisht iu kollit në fytyrë punonjëses së hekurudhave në Britani/ 46-vjeçarja ndërroi jetë dy javë më vonë

0

Punonjësja e hekurudhave në Britani të Madhe ka ndërruar jetë nga coronavirusi, pasi një person i panjohur e kishte pështyrë në fytyrë derisa ajo po punonte në stacionin Victoria në Londër, ka bërë të ditur sindikata e shoqatës së punëtorë të trafikut (TSSA).

Belly Mujinga, 47-vjeçe dhe një koleg i saj ishin në punë në ditën e 22 marsit kur mbi ta pështyu një person i panjohur, madje duke u kollitur me qëllim mbi ata. Ky person më pas u ka thënë se është i infektuar me coronavrus, kurse Mujinga ka ndërruar jetë dy javë më vonë, më saktësisht më 5 prill.

Policia e trafikut në Britani të Madhe ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me këtë incident, shkruan CNN.

“Belly dhe kolegu i saj kanë lutur menaxhmentin që ditët e ardhshme t’i kalojnë brenda objektit prapa rrethojave mbrojtëse. Menaxhmenti u është përgjigjur duke u thënë se kanë nevojë për staf që të punojnë jashtë, duke i rikthyer në punë deri në përfundim të ndërrimit”, thuhet në kumtesën e TSSA-s.

Shoqata e punëtorëve të trafikut ka njoftuar se Mujinga vuante nga sëmundje tjera kronike siç është sistemi respirator (i frymëmarrjes) gjë që edhe planifikonte më herët t’i nënshtrohej një intervenimi kirurgjik.

Mujinga dhe kolegu i saj ishin infektuar me COVID-19 disa ditë pas sulmit, më saktësisht 11 ditë pas incidentit. Ajo ishte dërguar me autoambulancë në spitalin Barnett ku është futur në respirator, por për fat të keq nuk i mbijetoi infeksionit.

Artikulli i mëparshëmÇmendet çmimi i ilaçeve anti-Covid
Artikulli i radhësGrupi Demokrat shkarkon Rudina Hajdarin si kryetare, e zëvendëson Myslym Murrizi