Mbyllja e RTV Ora/ Bushati: Çdo gazetar që hesht, ‘WC’ e Edi Ramës

0

Gjobat dhe kërkesa e ISSH për mbylljen e RTV Ora është tema e ditës në vend duke sjellë reagime si nga politika ashtu edhe nga bota e medias.

Më i fundit është gazetari dhe analisti i njohur ANdi Bushati, i cili kërkon reagimin e të gjithë gazetarëve.

Sipas Bushatit, kush nuk reagon nuk është gjë tjetër veçse “WC’ e kryeministrit Edi Rama.

“Nëse mbyllet qoftë edhe një emision apo sinjal televiziv me urdhrat e atij që po sillet si Kaligula (kur në gjithë perëndimin programet zhvillohen me 4 apo më shumë veta në studio), çdo gazetar që hesht, apo çdo drejtues emisioni që vazhon të punojë me formatin e Ramës, nuk është asgjë më shumë se WC e tij”, shkruan në Facebook Andi Bushati.

Image

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora sipas rregullave të caktuara nga Edi Rama.

Kjo vjen një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë nga i njëjti institucion.

Artikulli i mëparshëmSkandaloze, katër policë rrahin barbarisht adoleshentin në Tiranë
Artikulli i radhësQendra Europiane e Medias: Jemi të shqetësuar për urdhrin e mbylljes së RTV ORA