Mbyllja e RTV Ora/ Krasta: Një tjetër rekord i zi për këtë pushtet

0

Gazetari dhe moderatori i “A-Show” në Syri TV, Adi Krasta reagon lidhur me gjobën dhe tentativën e institucioneve shtetërore për të mbyllur RTV Ora.

Përmes një postimi në Facebook, Krasta ky është një tjetër rekord i turpshëm për këtë pushtet.

“Me mbylljen e televizionit Ora, ku Sonila Meço realizon profesionalisht programin më serioz në vend, sapo i është dhënë përgjigje nëntë pyetjeve publike që Meço i drejtoi Kryeministrit në emisionin e fundit. Në kushtet në të cilat punojmë, ky është një tjetër rekord i turpshëm per këtë pushtet”, shkruan Krasta në reagimin e tij.

Image

Pak ditë më parë, ‘Reporterët pa Kufij’ dhe Këshilli i Europës, në raportet e tyre, kritikuan qeverinë për sulmet e saj ndaj medias. Ndërsa një ditë më parë ishte ambasadorja Yuri Kim, e cila do të shprehej se, “liria e medias është thelbësore për demokracinë”. Ndërsa sot, ISSH kërkoi mbylljen e televizionit Ora pasi në një prej puntatave të “Tempora” ka patur jo një, por dy të ftuar.

Artikulli i mëparshëmRa kjo pandemi dhe u pamë
Artikulli i radhësStuhi, shi balte dhe zagushi/ Si shpjegohen tekat e motit ditët e fundit