Kina është e bindur se mund të testojë të gjithë popullsinë e Wuhanit, qyteti ku filloi pandemia e koronavirusit brenda 10 ditësh.
Vendimi u mor pas shfaqjes së gjashtë rasteve të reja me Covid-19 në qytet, të parat që nga fillimi i prillit.
Autoritetet fillimisht kishin premtuar të provonin të gjithë 11 milionë njerëzit brenda dy javësh por duket se kanë një plan më ambicioz, duke i testuar brenda një kohe më të shkurtër, për të kuptuar sa është numri real i qytetarëve të prekur.
Në fund të prillit, Hubei raportoi se 63,000 qytetarë po testoheshin në Wuhan çdo ditë, por me uljen e numrit të rasteve ra edhe vrulli i testimeve. Megjithatë, rastet e reja alarmuan qytetarët. Ka më shumë se 60 qendra testimi në të gjithë qytetin.
Ata kanë një kapacitet maksimal prej 100,000 testesh në ditë, duke e bërë të vështirë të shihet se si mund të përmbushet objektiv i testimit i të gjithë popullatës në vetëm 10 ditë.
“Në disa zona në qytet, testimi do të fillojnë nga 12 maji, në disa të tjerë nga 17 maj, për shembull,” tha Qendra Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve. “Secili qark përfundon testimet e tij brenda 10 ditëve nga data e fillimit.”
Autoritetet thonë se kanë testuar deri tani më shumë se tre milion njerëz në qytet. Zëvendësdrejtori i departamentit të biologjisë patogjene në Universitetin e Wuhanit, Yang Zhanqiu i tha gazetës “Global Times” se besonte se deri në pesë milion banorë të Wuhan mund të jenë testuar tashmë.
Popullsia e qytetit, e cila ishte fillimisht 11 milion, gjithashtu ka pësuar luhatje me kalimin e kohës.
Autoritetet thanë që deri në pesë milion njerëz ishin larguar nga qyteti për festën hënore të Vitit të Ri para se të mbyllet në 23 janar.
Bllokimi më pas zgjati deri më 8 prill, por nuk dihet se sa prej këtyre banorëve janë rikthyer tani.
Eksperti Yang Zhaniu nga Universiteti i Wuhanit tha se nuk kishte nevojë për të testuar të gjithë ata që jetojnë në lagje në të cilat nuk ka pasur raste të raportuara me koronavirus.
Autoritetet thanë se do të fillojnë me njerëzit që konsiderohen më të rrezikuar, për shembull në zonat më të vjetra, më të dendura me popullsi, si dhe me ata në punë kryesore, siç është kujdesi shëndetësor. Gjithashtu, njerëzit që janë testuar në shtatë ditët e mëparshme nuk do të kenë nevojë të testohen përsëri. Por shefi epidemiolog i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Ëu Zunyou tha se virusit mund t’i duhet më shumë për t’u shfaqur tek pacientët me imunitet të dobët dhe këta njerëz janë gjithashtu të prirur për simptoma që u ikin dhe ju rikthehen sërish.
“Kurrë nuk do ta dimë nëse njerëzit infektohen pasi rezultojnë negative. Ende do të ekzistojë mundësia e shpërthimeve të izoluara në të ardhmen, të cilat as testimet në shkallë të gjerë nuk do t’i adresojnë”, u shpreh nga ana tjetër Zhaniu.