Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret protestë: Të hënën të gjithë në Tiranë

0

Anëtari i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin Kombëtar, Robert Budina, u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të bashkohen nesër në një protestë në orën 16:30. Budina u shpreh se ata mbrëmë kanë qenë në godinë dhe janë dhunuar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe kanë tentuar t’i vrasin.

“Sot do vazhdojë kjo që ka filluar, njerëzit nuk mund të ndalen. Ajo që doja të komunikoj, nesër në 16:30 pasdite thërret një protestë gjithë popullin e Tiranës, për arsyen se mbrëmë natën kur erdhën na sulmuan, dhe kur jemi bashkë është e vështirë që të mposhtin. Ata tentuan të na vrasin, do protestojmë kundër tentativës për vrasje.

Ne nuk i kërkojmë askujt leje dhe ne do të protestojmë duke respektuar të drejtën tonë kushtetuese. Kemi vide që më kanë kërcënuar dhe kanë shkelur një zonjë që ra në tokë, ne kemi qenë në godinë dhe kanë ushtruar dhe dhunë. Policia po gënjen haptazi, krerët e policisë po gënjejnë haptazi për të shtrembëruar atë që ndodhi, por goditjet me fadromë filluam kur ne ishim brenda, kur policët po kapnin disa protestues brenda. Kundrejt kësaj tentative për vrasje ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Budina.

Artikulli i mëparshëmRama heq kufizimet pas shembjes së Teatrit: Nga nesër rregulla të reja
Artikulli i radhësKryemadhi: Do ja ha veshin Edi Ramës