Basha dhe aleatët nuk pyesin më për Covidin, marrin vendimin final: Ka efekt të menjëhershëm…

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për gazetarët, pas takimit që ka mbajtur me aleatët në selinë e PD-së, ku njoftuan se do të nisin përgatitjet për fillimin e protestave mbarëkombëtare. Basha tha se fillimisht opozita do të mbështesë të gjitha protestat e shoqërisë civile, dhe njëherësh do organizojë strukturat.

Basha: Vendi drejtohet nga një hajdut ordiner që ka marrë peng shtetin shqiptar, kulturën dhe shpirtin e qytetarëve, prej 7 vitesh opozita ka bërë betejë me këtë të keqe. Kemi ekspozuar ditë pas dite shkatërrimin e rendit kushtetuese, zgjedhjeve të vjedhura. Kjo është afera e radhës, është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e tij.

Si sot tre vite më parë unë u ula në një tryezë, me shpresën që do të arrinim një marrëveshje. Koha tregoi se unë gabova, opozita është e vendosur që kjo mos të ndodhë më kurrë.

Ne jemi të vendosur që duam të largojmë me çdo mjet demokratik largimin e qeverisë. Ne do të mbështesim çdo protestë të Alerancës së Teatrit dhe shoqërisë civile, dhe do të organizohemi për protesta mbarëkombëtare, kjo do të jetë me efekt të menjëhershëm.

Dua të rithkesoj angazhimin e madh në ëmër të opozitës së bashkuar, jo vetëm të Aleancës së Teatrit, po angazhimin tonë që të nesër në pushtet, jo vetëm sipas angazhimit, do të restaurojmë Teatrit Kombëtar, por do të sigurojmë ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Kemi parë njerëzit që kanë bërë vetëmohim të pasurisë kombëtare, të trajtohen në këtë mënyrë nga krimineli Edi Rma. Rruga për ta shporrur këtë të keqe është bashkimi i shqiptarëve dhe vota masive e qyetatrëve.

Një orë e më parë ky është komunikimi i parë pas vendimeve të rëndësishme që ka marrë opozita sot, për të organizuar edhe protesta dhe për të mbështetur qytetarët. Ju bjë thirrje qytetarët të jenë të kujdeshëm. Ju bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen masvisht. Sot do të jemi në krah të njerzve që u dhunuan nga dikatura e çapës së bukës dhe duhet të marrë fund kjo gjë. 

Artikulli i mëparshëmPrinc William sqaron me një letër raportin e tij me Harryn
Artikulli i radhësSkandaloze/ U shtri në tokë si të ishte kriminel, gazetari Lela me fraktura në qafë dhe në shtyllën kurrizore