Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhjetra qytetarë janë bashkuar në protestën e artistëve dhe deklarojnë se do të vijojnë që të rezistojnë deri në rrëzimin e kësaj qeveria që sipas tyre është e paligjshme.
Artistët dhe aktivitët i kanë kërkuar president Ilir Meta shpërndarjen e parlamentit, ndërkohë që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje që shqiptarët mos ta njohin Edi Ramën për kryeministër.
Po ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile, ndërkohë që janë shënuar edhe incidentet e para në kryeqytet.
Disa persona, për të cilët nuk ka asnjë informacion, kanë rrëzuar kazanët e plehrave në Laprake, në rrugën kryesore që del nga Tirana. Kazanë të mbushur me plehra janë nxjerrë në rrugë, duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve.