Roterdam/ Ja ku do të mbahet Eurovision 2021

0

Unioni Europian i Transmetimit (EBU) dhe anëtarët holandezë NPO, NOS dhe Avrotros kanë arritur një marrëveshje të fundit, ku sipas së cilës është vendosur që Eurovizioni të zhvillohet në vitin 2021 në Roterdam, në arenën Ayoy. Dje u mbajt online nata finale e këtij viti, për shkak të Koronavirusit, por pa shpallur fitues. Nata e mbremshme përcillte një mesazh të veçantë me moton: Europe Shine a Light.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që tani mund të ecim përpara. Është me rëndësi jetike që Konkursi i Këngës në Eurovizion të mbahet vitin e ardhshëm, dhe jemi të kënaqur që kemi angazhimin e nevojshëm nga Anëtarët tanë në Holandë për ta rikthyer këtë shfaqje shumë të dashur për audiencën në të gjithë botën.

Unë besoj me vendosmëri se të gjithë ne të përfshirë në Konkursin e Këngëve në Eurovizion do të qëndrojmë të bashkuar përmes sfidave dhe ndryshimeve për ta rikthyer konkursin më të fortë se kurrë, duke siguruar jetëgjatësinë e tij për dekadat në vazhdim”, u shpreh Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit të këngës në Eurovizion. Kujtojmë se mbetet ende e paqartë nëse këngëtarja shqiptare Arilena Ara, do të jetë konkurrentja dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizionin e 2021-it.

Artikulli i mëparshëmMediat ndërkombëtare Reuters dhe NYT/ Zemërim kundër qeverisë në Tiranë
Artikulli i radhësReagon Florjan Binaj: Ja parashikimi i tij i frikshëm se ç’mund të ndodhë nesër