Një tjetër botë duket ajo që publikon kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Nuk ka zëra qytetarësh, artistësh dhe as ndërkombëtarësh që flasin për Teatrin të ndërhyjnë në videon e tij të postuar rreth orës 13:00 ku shfaq qytetarë që kanë dalë xhiro krejt të qetë pavarësisht asaj çfarë po ndodh tek Teatri Kombëtar.
Një video ‘live’ e ka çuar kryeministrin në të gjitha rrugët kryesore dhe parqe ku ka fëmijë dhe pensionistë që shijojnë të dielën me diell.
Ky është reagimi i shefit të maxhorancës ndërkohë që dhjetëra qytetarë janë shoqëruar nga policia dhe ka pasur disa herë konfrontim fizik rreth e rrotull Teatrit Kombëtar, i cili u shemb në orën 4:30 të mëngjesit dhe tashmë nuk ekziston më.