“Pasi të keni përfunduar takimin me Sarrin, duhet të bëni dush” – Chiellini zbulon detajin interesant për trajnerin e Juventusit

0

Giorgio Chiellni ka zbuluar se Maurizio Sarri është i pasionuar pas cigares dhe pasi të bisedon me të, ai duhet të bëjë dush.

Më herët ishte bërë me dije se trajneri italian konsumon rreth 60 cigare në ditë, derisa gjatë karrierës së tij si strateg kishte konsumuar edhe pran vijave të fushës.

Chiellini ka zbuluar se lojtarët e Juventusit duhet të bëjnë menjëherë një dush pas takimit me Sarrin, shkaku i cigareve që konsumon ai.

“Është e pamundur të flasësh me Sarrin dhe të mos bësh dush menjëherë”, ka thënë mbrojtësi italian.

“Gjithmonë kur na thërret në zyrën e tij, shkojmë menjëherë pas stërvitjes, në mënyrë që të mos bëjmë dush dy herë”.

“Sarri i tillë është, ka ndryshuar pak te Juventusi, por askush nuk mund ta ndajë atë nga cigarja”, ka shtuar Chiellini.

Sarri ka filluar të heq dorë dalëngadalë nga cigarja, pasi në fillim të këtij edicion kishte probleme shëndetësore.

Artikulli i mëparshëmSportistët që kanë krijuar pasuri nën moshën 30-vjeçare
Artikulli i radhësKëshillat shëndetësore që janë të pavërteta ose më keq akoma… të dëmshme