Bosi i Air Albania, Sinan Idrizi paditet për vjedhje 3.5 milion USD nga milioneri turk

0

Aksioneri i mazhoritar i Air Albania dhe presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi do të përballet me një proces gjyqësor në Turqi pasi ai dyshohet se se ka mashtruar për një shumë të madhe parash biznesmenim e njohur turk Adnan Polat. Ky i fundit, i njohur në vendin e tij si Bosi i skuadrës së futbollit Gallatasarai “ka dorëzuar në Prokurorinë e Stambollit një kallëzim penal në emër të kompanisë së tij “Grupi Polat”, njofton gazeta e madhe turke Milliyet. Në padinë e tij, Polat pretendon se kishin rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte duke i dhënë para atij, por sipas Polatit, ortaku shqiptar nuk ka bërë asgjë nga ato që kishtë marrë përsipër duke e mashtruar dhe duke i rrëmbyer 3.5 milionë USD.

Gazeta shkruan se Idrzi njihej me Adnan Polat për shkak aktiviteteve të përbashkëta në futboll. Gjatë kontakteve mes tyre, Idrizi i kishte thënë biznesmenit turk se kompania që ai sugjeronte të blinte,  “Global Fluids International” siguronte fitime të mira në tregun shqiptar dhe nëse do te ta blinte mund të negocionte ai për të.

Sipas asaj që Polat ka shprehur në padi, Idrizi i ka thënë biznesmenit turk se kompania kushtonte 17 milion dollar, por duhej thënë paraprakisht një kapar prej 3.5 milion dollarësh. Nëse shitja nuk realizohej, Polatit do t’i ktheheshin mbrapsht 3.5 milion dollarët.

Në nëntor të vitit 2016, Adnan Polat përgatiti dokumentacionin për blerjen e aksioneve të kompanisë në fjalë. Gjatë këtij operacioni, Idrizi ka telefonuar Adnan Polatin duke i thënë se kapari nuk do të kalohej përmes bankës, por do të jepej dorazi. Kështu, pasi ka firmosur marrëveshjen paraprake, Polat i ka kaluar paratë sipas asaj që kërkoi Idrizi.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Sabah”, disa kohë më vonë, Idrizi e telefonoi Adnan Polatin duke i thënë se në Shqipëri në vitin 2017 kishte zgjedhje dhe se operacioni i blerjes së kompanisë do të finalizohej pas zgjedhjeve. Sipas padisë, Polati e ka pranuar këtë shtyrje.

Pas zgjedhjeve, Polati kontaktoi sërish me Sinan Idrizin dhe e pyeti për operacionin e blerjes së kompanisë, por ai i tha se blerja finale nuk mund të kryhej më.

Kështu, Polat i ka kërkuar Idrizit anulimin e marrëveshjes paraprake dhe kthimit të kaparit prej 3.5 milion euro. Por, sipas Polatit, Idrizi ka gjetur një mori arsyetimesh për të mos ia kthyer mbrapsht paratë dhe i ndjerë i mashtruar, Adnan Polat i është drejtuar prokurorisë së Stambollit duke e paditur atë për mashtrim.

Idrizi gjatë takimit të kryeministrit Rama me bosin e Turkish Airlines  Ayc ne mars 2018. Poshtë me Ramën dhe Erdoganin

Por, kjo aferë gjyqësore e kalon kuadrin e një thjeshtë të një çështjeje private, pasi Sinan Idrizi i dyshuar për mashtrim është edhe aksioner me shtetin shqiptar dhe atë turk në krijimin e Air Albania. 

Air Albania do projekt publik-privat-publik, me partnerë një kompani në pronësi qeveritare turke, një kompani në pronësi qeveritare shqiptare dhe një kompani private.

Albcontrol sha është kompani në pronësi të qeverisë shqiptare, përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila menaxhon hapësirën ajrore të Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të fluturimit.

Turkish Airlines, një nga kompanitë ajrore më të mëdha në botë, ka aksioner kryesor qeverinë turke, e cila zotëron 49,12 për qind, ndërsa 50,88 për qind të aksioneve janë në pronësi si aksione të tregtuara në bursë.

Ai ka hyrë në këtë kompani që me themelimin e saj përmes MND Investment shpk që është kompani private, e krijuar, më 7 maj 2018, vetëm nëntë ditë para vendimit të qeverisë që e bëri atë ortake në Air Albania. Kompania depozitoi një kapital themeltar prej rreth 100 mijë euro dhe është në pronësi të plotë të Sinan Idrizit.

Idrizi, një emër i panjohur për publikun, para këtij fakti nuk ka asnjë aktivitet në Shqipëri dhe nuk është shprehur të ketë ndonjë biznes në ndonjë vend tjetër të botës. Në disa pronocime publike, ai është shprehur se ka lidhje biznesi në Turqi, ku duket se ka jetuar për shumë vite para se të kthehej në Shqipëri në vitin 2014, por nuk ka dhënë asnjë detaj apo referencë publike.

E vetmja gjë që dihet për të është se nga viti 2014 ai është një nga pronarët dhe administrator i Klubit të Futbollit Flamurtari. Sidoqoftë, askush nuk e di se nga vinë paratë me të cilat ai financon Flamurtarin. 

Artikulli i mëparshëmKamarieri i së ardhmes do të jetë një… robot?
Artikulli i radhësShoqata e Gazetarëve/ Thirrje Kryeministrit të distancohet nga dhuna e ushtruar nga policia