Francezja Liberation: Rama akuzohet si autoritarist që i shërben oligarkëve. Zhgënjeu shpresat e 2013

0

Gazeta franceze Liberation e qendrës së majtë i ka kushtuar sot një reportazh të gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pasi jep zërat dhe dëshmitë e atyre që rrezistuan ajo i bën një përshkrim edhe njeriut që mori vendimin për këtë: kryeministrit Rama.

Gazetari Luis Seiller shkruan:”Përtej lidhjes sentimentale ose vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë demonstrues erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për politikat e kryeministrit socialist, Edi Rama. Vështirë sot të imagjinosh që ky artist dhe politikan ngjalli shpresat e të rinjve kur u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013. Premtimet për të luftuar korrupsionin dhe pabarazinë nuk u mbajtën, dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit. Reforma e pafund e sistemit të drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Evropian, nuk frymëzon më besim tek qytetarët.

Zgjedhjet e fundit lokale Partia Socialiste garoi e vetme në shumicën e zonave, pa kundërshtim. ka edhe më keq, ky politikan pro-evropian i afërt me presidentin turk Erdogan është akuzuar se u shërben interesave të “oligarkëve” të industrisë së ndërtimit dhe për zhytjen në autoritarizëm. Ndërsa Shqipëria nuk regjistron as 1.000 raste të Covid-19, Kryeministri ka vendosur ligje veçanërisht drakoniane, ku kërkohet lejea e policisë për të bërë pazar. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, trafiku i makinave ishte i ndaluar në Tiranë”.

Artikulli i mëparshëmGjykata liron kreun e VV në Tiranë dhe 7 protestuesit e tjerë/ U arrestuan pas shembjes së teatrit
Artikulli i radhësTeatri ishte fillimi, Rama kërkon të marrë diçka më të madhe