Një çarje e madhe po rrezikon të përvijohet brenda ty partive më të mëdha të koalicionit opozitar, në bazë të së cilës duket se është pakënaqësia në rrijte e LSI ndaj opozitës të squllët që bën Lulzim Basha. Një burim konfidencial brenda koalicionit tha se nuk është çudi që çështja të shkojë deri drejt divorcit. “Arsyeja qëndron në faktin se Basha po e bën kundërshtinë sipas shprehjen m’ka çu nana me la gojën” komentoi burimi.
Fillimisht dyshimet kanë lindur nga fakti se megjithëse u informua në kanale të sigurta se teatri mund të shembej të premten ose të shtunnën lideri demokrat i injoroi këto të dhëna. Ato janë shtuar prej faktit që pikërisht në kohën kur Meta nuk e priti ambasadoren Kim, pas pështjellimit që krijoi plani presidencial me 15 pika, Basha mbajti një qëndrim të zakonshëm për të, as mish as peshk, ndaj këtij dokumenti. Një dyshim tjetër i fortë është fakti se ai nuk pohoi sonte me gojën plot në një intervistë me Mirela Milorin në ABC se ishte për një system zgjedhor që i lejonte partive të bënin koalicione. Dihet që shpresa e Ramës është ti fusi partitë opozitare, të përçara, veç e veç në zgjedhje të, ashtu sikurse bëri pas marëveshjes okulte të majit 2017. Dhe fakti se Basha nuk vendosi këtu një vijë të kuqe po shihet me dyshim nga LSI.
Këto pakënaqësi ka mundësi të kenë shpërthyer edhe nga ndonjë lloj xhelozie, pas lëvdatave që i bënë liderit të PD dy ambasadorët kryesorë në Shqipëri. Por më mundshmja është që ato të burojnë nga frika se Basha nuk e përfaqëson burrërisht sentimentin opozitar anti Rama dhe ai kaleamendet mes rrëzimit ose paktit me kryeministrin. Si i tillë është parë edhe nxitimi për të deklaruar se do të kthehet në tryezën e reformës në drejtësi, ndërkohë që në skenën politike po vlon debati i krimit që Rama bëri tek teatri. “Ka një pjesë që nuk arrijnë ta kuptojnë se si Basha këmbëngul tek reforma zgjedhore, sikur ajo do të garantojë mosvjedhjen e zgjedhjeve nga Rama. Po nëse reforma bëhet, dhe zgjedhjet vidhen sërish sipas skemës të dy viteve më parë, a mos do hidhen në zjarr për Lulin Kim dhe Soreca” tha burimi i Lapsi.al, i cili pretendojë se ka edhe mesazhe të shkruara që vërtetojnë apatinë dhe squlljen e Bashës.
“Ka një pjesë që dyshojnë se ai është në marëveshje me Ramën, një pjesë tjetër se është thjeshtë i paaftë ta mbajë mbi supe kauzën e opozitarizmit, por në fund të fundit të dyja pjellin të njëjtin rezultat” këmbënguli burimi, i cili tha se tani për tani këto kontradikta nuk ka gjasë të bëhen publike.
Me sa duket dallimet që u panë që nga mitingu i 2 marsit sot po bëhen më të forta dhe absurdi është se sa më i dobët dhe i urryeer në publik që bëhet Rama, aq më pak opozita po përfiton prej kësaj./lapsi.al