MSH jep të dhënat: 9 raste të reja me COVID-19, 15 të shtruar në spitalin Infektiv

0

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Teksa mbrëmë ndërroi jetë një paciente me COVID-19, në total numri i personave të prekur ka shkuar në 989.

Mësohet se rastet e reja janë zbuluar në: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, aktualisht në spitalin Infektiv janë 15 pacientë të shtruar. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Artikulli i mëparshëmShqipëria e paradokseve!
Artikulli i radhësEkonomia 90%