Si gënjen Rama për të mbyllur plazhet: As Italia e Greqia nuk i kanë hapur

0

Edi Rama gënjen sërish. Ndërsa lajmëroi pasdite se edhe këtë javë rregullat e orareve dhe fundjavat pa makina do vazhdojnë, kryeministri theksoi se plazhet do të vazhdojnë të jenë të mbyllur.

Rama gënjen duke thënë se asnjë vend në botë nuk i ka hapur plazhet.

“Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave.”- u shpreh Edi Rama në një video-mesazh pasditen e sotme në Facebook.

Por, Greqia i ka hapur plazhet një javë më parë, ndërsa në Itali, një nga vendet më të goditura nga virusi, planifikohet hapja këtë javë që vjen, edhe pse plazhet kanë filluar të popullohen që tani.

Të dy vendet kanë aplikuar masa sigurie për ‘normalen e re’. Në Greqi çadrat duhet të mbajnë largësi 1.5 metra, ndërsa grupet e njerëzve duhet të mbajnë largësi prej 4 metrash. Italia nga ana tjetër përgatitet të hapë plazhet zyrtarisht, ku leja për njerëzit për të dalë në plazh do të merret në një aplikacion. Familjet do të ketë 10 metra katror distancë. Në rajon edhe Mali i Zi dhe Kroacia i kanë hapur plazhet me masa sigurie.

Qytetarë që shkuan këtë fundjavë me diell në jug për të pushuar treguan se policia i bezdisi duke mos i lejuar të qëndrojnë në plazh me argumentin se po ndiqen urdhërat.

Edhe pse Shqipëria nuk është goditur rëndë nga Covid 19, masat e marra nga vende më të zhvilluara do të pranoheshin llogjikisht të aplikuara në proporcion edhe në vendin tonë. Por, kur këto vende bëjnë të kundërtën e vendimeve të qeverisë Rama, kur edhe mjekë eskpertë si Pëllumb Pipero bëjnë thirrje që njerëzit të lëjohen të dalin për të marrë rreze, qytetarët refuzojnë ti binden këtyre vendimeve.

Ky refuzim për t’iu bindur urdhërave të Edi Ramës duket qartazi edhe në mbushjen e plazheve nga Durrësi deri në Sarandë me pushues në fundjavë, ku jo vetëm plazhi është i ndaluar, por edhe lëvizja e makinave gjithashtu.

Artikulli i mëparshëmZyrtari i lartë amerikan: Kina ka fshehur virusin, do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund
Artikulli i radhësNis hetimi për presidentin e Lazios