Cilat janë simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga Covid-19

    0
    This image has an empty alt attribute; its file name is grip.jpg

    Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga Covid-19.

    Xhixha tha se në këto kohë, njerëzit janë akoma më të ndërgjegjësuar dhe pothuajse ka rënë ajo frika që ne përjetuam 2 muajt e kaluar.

    Ankthi dhe frika e dy muajve të kaluar ka rënë pasi dimë që simptomat e alergjisë janë simptoma tipike, të veçanta, nuk shoqërohen me temperaturë, me dhimbje koke, me këputje të përgjithshme trupore, nuk shoqërohen me shenja pastro-intensinale, pra me simptoma të barkut apo të përziera”, tha Xhixha.

    Rudina: Mund të ndodhë që teshtimën ta ngatërrojë, sepse edhe Covid-19 ka edhe teshtimë përveç kollës që ka kryesisht?

    Mira Xhixha: Po, por teshtimat tek sëmundjet alergjike janë karakteristike, të shpeshta, të njëpasnjëshme, ose të forta, janë teshtima pasi del nga shtëpia, pra janë lehtësisht të dallueshme. Kurse teshtimat e Covid-19 janë të rralla. Po ashtu nuk kemi as humbje të nuhatjes tek alergjitë, po kemi humbje të nuhatjes vetëm kur kemi një bllokim të hundëve dhe bllokimi është kronik.

    Artikulli i mëparshëmU “zhduk” për 40 minuta në mesnatë, ç’ndodhi me Messin? Instagrami nis hetimet
    Artikulli i radhësOBSH: Amerika Qëndore dhe Jugore janë tashmë qendra e shpërthimit të koronavirusit