Çmimet e naftës bien pas deklaratave të Rusisë për tu rikthyer në nivelet e prodhimit të para marrëveshjes OPEC +. Bursa për datën 27 Maj 2020

0

Nafta pa sot uljen më të lartë të javëve të fundit pas shenjave se Rusia po bën plane për të filluar lehtësimin e shkurtimeve të prodhimit duke nisur nga muaji korrik, ndërsa tensionet midis SH.B.A. dhe Kinës u përshkallëzuan pas aludimeve për sanksione tregtare.

Kontratat e ardhëshme ranë me 1% në New York. Moska dëshiron të shkallëzojë nivelet e shkurtimit në përputhje me marrëveshjen e OPEC +, sipas ekspertëve të njohur të cilët u pyetën për këtë çështje. Një zëdhënës i Kremlin kishte thënë më herët se Rusia do të analizojë tregun përpara se të merrte ndonjë vendim në takimin e 9-10 qershorit të OPEC +. Ndërkohë, Sh.B.A po shqyrton një sërë sanksionesh për të ndëshkuar Kinën lidhur me goditjen e kësaj të fundit ndaj Hong Kongut, duke përkeqësuar më tej marrëdhëniet mes tyre.

Nafta bruto në New York është rritur rreth 80% në maj, duke kompesuar rëniet e dy muajve të mëparshëm. Tregu fizik gjithashtu është rikuperuar ditët e fundit. Rafineritë indiane, kineze dhe koreane po blejnë ngarkesa të mëdha pas shenjave se nivelet e kërkesës do të rikthehen në ato të para pandemisë COVID-19..

OPEC dhe aleatët e saj ranë dakord të zvogëlojnë prodhimin me gati 10 milion fuçi në ditë nga 1 maji në një përpjekje për të ndaluar kolapsin e tregut pas rrënies drastike të kërkesës. Si pjesë e kësaj marrëveshje, shkurtimet do të fillonin të ndryshonin ngadalë prej muajit korrik.

OPEC + ka planifikuar të mblidhet brenda dy javësh për të diskutuar nëse do të zgjasë më tej shkurtimet e prodhimit apo do t’i lehtësojë ato.

“Në këtë fazë ekzistojnë vetëm dy faktorë që janë në gjendje të lëvizin ndjeshëm çmimet,” tha shefi i analizës së tregut të naftës Rystad Energy, Bjornar Tonhaugen. “Sugjerime për drejtimin që do të ndërmarin prodhuesit e naftës në takimin e ardhshëm të OPEC + dhe konsensusin që do të arrihet lidhur me shkallën e riaktivizimit të prodhimit të ngadalësuar.”

Bursa për datën 27 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA287.75– 18.00
DIESEL278.00– 9.50
BRENT32.62– 0.79

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmTirana, më e pasura e Shqipërisë, Kukësi më i varfri/ Shifrat sipas rajoneve
Artikulli i radhësRama: Kjo është java e fundit e kufizimeve, këto janë aktivitetet që bëjnë përjashtim