Ja VIDEO që tronditi Amerikën/ Në vend shpërthejnë protestat pas brutalitetit policor

0
derek chauvin Archives - UNICORN RIOT

Policia e Minneapolis në SHBA u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome për të zmbrapsur mijëra protestues që dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për George Floyd.

Ky i fundit ndërroi jetë pasi një oficer u filmua duke ia vënë gjurin në qafë gjatë arrestimit. Burri me ngjyrë raportohet se tha ‘nuk marr dot frymë’.

Kjo ishte arsyeja se përse protestuesit mbanin pankarta: Nuk marr dot frymë.

Katër policë janë pezulluar dhe ndaj tyre ka nisur një hetim. Familjarët e viktimës thanë se polici i bardhë, Derek Chauvin ia mbajti gjurin në qafë për tetë minuta. Floyd po arrestohej pas dyshimeve për mashtrim. Ai punonte si roje sigurie në një lokal.

Artikulli i mëparshëmGabimi i madh i kosovarve që lejuan që shteti “të kapej”
Artikulli i radhësNdahet nga jeta “babai i kumarit”, kishte 17 fëmijë dhe 6 miliardë USD pasuri