Për shkak të pandemisë dhe masave të marra nga qeveria, qytetarët akoma nuk mund ta shijojnë të plotë detin.
I mërzitur nga ky fakt është këngëtari Dashnor Diko, i cili ka postuar një foto të disa lopëve që ndodhen përgjatë vijës bregdetare. Diko bashkangjitur fotos shkruan: “Ehh si erdhën kohët, njerëzit në shtëpi ndërsa lopët në plazh”.
Postimi i këngëtarit ka ardhur pas situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.
Masat kufizuese për të minimizuar përhapjen e virusit, ka ndikuar në mjaft në psikologjinë e njerëzve, të cilët janë endë të shqetësuar nëse do të shkojnë apo jo këtë vit në plazh.