Kylie Jenner reagon pas aludimeve të ‘Forbes se ajo nuk është më miliardere

0
Kylie Jenner

Revista Forbes përmes një artikulli ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Pas kësaj, 22-vjeçarja ka reaguar ashpër ndaj revistës, e cila vet ia kishte dhënë titullin si miliarderja më e re në botë, shkruan Mirror.

Ajo tha se “mendonte që ‘Forbes’ kishte një reputacion të mirë” dhe shtoi se gjithë çfarë lexoi ishin thjesht “deklarata të pasakta dhe supozime të paprovuara”. “Unë nuk kam kërkuar kurrë ndonjë titull dhe nuk kam gënjyer që të vendosem atje,” thotë Kylie.

Në një tjetër postim, ajo shkruan se “është e bekuar, sepse ka një vajzë të mrekullueshme dhe një biznes të suksesshëm”. “Mund të listoj 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa të fiksohem me sa shumë para bëj,” përfundon Jenner. Listoji Kylie, po presim.

Sidoqoftë, në një artikull të botuar të premten, Kylie akuzohet për gënjeshtra lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj. Sipas të dhënave, shuma për të cilën ajo pretendohej ta ketë, e që arrin deri në 900 milionë dollarë nuk është e vërtetë.

Artikulli i mëparshëmHysaj kërkon të largohet, por Napoli do ta mbajë me çdo kusht
Artikulli i radhësCOVID-19/ Shkon afër 6 milionë numri i të infektuarve në të gjithë botën, mbi 365 mijë të vdekur