“Mendoja se nuk do jetoja më”: tekniku i Atalantës tregon infektimin, pas kthimit nga Valencia

0
Gasperini

“Dhjetë ditë më parë testet sierologjike kanë konfirmuar se kam patur Covid-19”. Rrëfimi i Gian Piero Gasperini mbërrin kur Atalanta è tij është gati të kthehet në fushë edhe për të ndihmuar Bergamon, qytetin më të goditur nga pandemia e Koronavirus “në respekt të dhumbjes e të zisë”. Tekniku kthehet të kujtojë datën 10 mars: “Ditën para ndeshjes me Valencian ndihesha keq, pasditen e ndeshjes akoma më rëndë – zbuloi Gasp në një intervistë për Gazzetta dello Sport – Nuk ndjeja temperaturë por isha i këputur, mendoja se nuk do jetoja më”. Të shtunën në 14 mars një stërvitje e fortë dhe ndjesia se ishte dicka më mirë, por “kisha humbur shijen, mishi më dukej bukë. Tre javë në Zingonia, pastaj në Torino. Por “pa temperaturë e kurrë nuk bëra tamponin”. Deri ditën që u konfirmua dyshimi.

E tani, Gasp e djemtë e tij janë gati të rifillojnë aty ku e lanë: “Ujqit janë të uritur. Mund të luajmë edhe nesër. Edhe në momentin më delikat kanë menduar vetëm të rifillojnë. Jam krenar për këtë Atalanta”.

Artikulli i mëparshëmAlbin Kurti masa të reja: Serbia ka ndërruar qasje, i kundërvihemi me masë reciproke
Artikulli i radhësGruaja e policit që vrau Floyd kërkon divorcin