U dyshua për vetëvrasje/ Por ja çfarë u gjend në trupin e 65-vjeçarit në Himarë

0

Publikohen detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit në Himarë. Sipas raportimeve, fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por pas konstatimit të trupit të viktimës u gjendën disa plagë plumbash, gjë që shton dyshimet është vrarë.

Ylli Luçaj ishte roja i rrugës së re që po ndërtohet në fshatin Kuç, ndërsa sipas regjistrave të policisë, rezulton një person pa precedentë penal.

Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm në një bar kafe te Rruga e Dibrës në Tiranë, ka dëme materiale

Krismat e armëve alarmuan banorët e zonës, të cilët lajmëruan më pas edhe policinë.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar apo pistë ku po hetohet, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. 

Artikulli i mëparshëmEdi Rama mes Ard Veliut dhe Ard Daullxhiut
Artikulli i radhësUdhëtimi me charter privat/ PD: Rama nuk mund të fshihet, të tregojë pse ishte në Francë