Fifa thyen rregullat e saj: “I kuptojmë lojtarët pro Floyd, mos i dënoni”

0
Floyd

Mos i dënoni ata që shfaqin në fushë homazhe për George Floyd: mesazhi vjen nga Fifa, që përballë një hipoteze që Bundesliga të sanksionojë lojtarët që në ditët e kaluara kanë qenë protagonistë të gjesteve të protestave për ngjarjet e ndodhura në Minneapolis, ka bërë një përjashtim për rregulloren e saj, që ndalon simbolet politike, sociale ose komerciale gjatë një ndeshje futbolli. Kërkesa e Fifa-s, në këtë rast, është të “përdoret mirëkuptimi” përballë një proteste ndaj së cilës “kuptojmë ndjenjat e thella”.

Fifa i drejton një apel ligave të futbollit në mënyrë që të përdorin “buon sensin” kur të vendosin nëse do të nisin sanksione kundër lojtarëve që gjatë ndeshjeve të ditëve të kaluara kanë manifestuar solidarietetin për ngjarjet në Minneapolis duke kërkuar “drejtësi për George Floyd”, si ndodhi në Bundesliga.

Tani Thuram jr, Sancho, Achraf e McKennie rrezikojnë të dënohen, kështu që Fifa ka shpërndarë një komunikatë për të nënvizuar që “kupton plotësisht thellësinë e ndjenjave të shprehura nga shumë futbollistë në dritën e ngjarjes tragjike të cështjes George Floyd”. “Aplikimi i rregullave të lojës të aprovuara nga Ifab – është shkruar aty- është në dorën e atyre që organizojnë kompeticionet që duhet të përdorin mirëkuptimin e të marrin parasysh rrethanat”.

Artikulli i mëparshëmChampions, hipoteza e fundit: Finale me tetë skuadra në Lisbonë
Artikulli i radhësShqiptari harroi çantën në tren, i ndodh ajo që nuk e priste