Nafta pati një rritje të fortë gjatë të mërkurës pas raporteve se Rusia dhe disa anëtarë të tjerë të OPEC + do të mbajnë prodhimin të ulët dhe për një muaj më shumë se afati i rënë dakord gjatë muajit prill.
Standardi ndërkombëtar i naftës, Brent, u rrit me 2.1% në 40.12 dollarë në tregtimin e hershëm evropian, por ra në rreth 39.27 dollarë në 10.30 GMT. Standardi amerikan i West Texas Intermediate u rrit 1.6% në 37.41 dollarë për fuçi.
Lexo edhe: Rënia e çmimit të naftës tashmë i përket të shkuarës! Bursa për datën 2 Qershor 2020
Ndërsa Rusia dhe anëtarët e tjerë po tentojnë të zgjasin shkurtimet e prodhimit, Arabia Saudite raportohet se është në favor të zgjatjes së shkurtimit me 3 muaj të tjerë. Edhe pse ndalimi i karantinës rriti kërkesën, tensionet tregtare dhe shkatërrimi i përhershëm i tregut të punës shikohen nga ekspertët si faktorë që dobësojë perspektivën e naftës.
Bursa për datën 2 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 325.25 | + 7.00 |
DIESEL | 303.75 | – 6.75 |
BRENT | 37.61 | + 0.08 |
©aktualitet.al