Negociatat vijojnë në seli? Përfaqësuesit e Këshillit Politik largohen nga takimi me ambasadorët në rezidencën e Yuri Kim

0
Ambasada amerikane

Vijon prej orës 11:00 mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në rezidenccën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për gjetjen e konsensusit.

Pas një ore diskutime me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, janë larguar nga mbledhja, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit të tyre.

Në mbledhjen e Këshillit Politik ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori britanik Duncan Norman, si dhe përfaqësuesit e palëve politike, të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, të opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, dhe përfaqësuesi socialist.

Ndërkohë, siç raportoi gazetari Ergys Gjençaj mbledhja e sotme pritet të jetë pozitive, ku në fund mund të ketë marrëveshje mes palëve politike, ndaj dhe për këtë arsye pritet që negociatat mes palëve dhe ambasadorëve të vijojnë, ndoshta nëpër seli. Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pritet të dalë me një deklaratë publike mbi Reformën Zgjedhore.

Nga ana tjetër, burime i thanë gazetarit Gjençaj se ambasadorët e huaj kanë marrë përsipër të sigurojnë të gjitha financat sa i përket zbatimit të teknologjisë në zgjedhje.

Artikulli i mëparshëmRënia e çmimit të naftës tashmë i përket të shkuarës! Bursa për datën 2 Qershor 2020
Artikulli i radhësRudina Hajdari tregon ç’ndodhi me PS dhe PD pas dyerve të mbyllura me ambasadorët