Opinionet e Venecias, Balla: I sugjeroj çdo institucioni dhe Presidentit të mos komentojnë draftet e papërfunduara. Presim opinionet përfundimtare

0
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur sot për mediat pas publikimit të dy opinioneve paraprake të Komisionit të Venecias për paketën antishpifje dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Balla tha sot se i qëndron strikt asaj që është thënë më herët duke i sugjeruar çdo institucioni dhe Presidentit të mos komentojnë draftet e papërfunduara.

“Dua t’i qëndroj strikt asaj që kemi thënë. I sugjeroj çdo institucioni tjetër përfshirë dhe institucionit të presidentit kurrë të mos komentojnë draftet e papërfunduara por të presin opinionet përfundimtare. Pas dy javësh do kemi opinionet përfundimtare. Komisioni i Venecias do të zhvillojë seancën për dy drafte, njëri i kërkuar nga institucionet shqiptare.

Dua të falënderoj Këshillin e Europës dhe dy këshilltarët që kanë kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.
Ju ftoj të mos bëni lapsuse kur thoni ‘opinioni paraprak ka rrëzuar…’ Sa kohë është paraprak nuk rrëzon. Bashkëndaj vlerësimin e ambasadës së SHBA-ve që kurrë të mos bëjmë vlerësime apo opinione mbi opinione paraprake”, deklaroi Balla.

Artikulli i mëparshëmArdian Çapja në gjendje të rëndë? Gazetarja: U transportua në Spitalin e Traumës
Artikulli i radhësShBA: Pengesat u hoqën, tani sa më shpejt dialogu që përfundon me njohje mes Beogradit dhe Prishtinës