Nelson Semedo është bërë çështje në Barcelonë për shkak të një feste me 20 persona, çka është e ndaluar për shkak të Koronavirusit.
Por, Barcelona ka marrë menjëherë masat duke e izoluar futbollistin në stërvitje. Semedo nuk u stërvit me pjesën tjetër të grupit, por punoi i veçuar dhe në këtë mënyrë rrezikon të humbasë sfidën e ditës së shtunë mes Majorkës dhe Barcelonës.
Serxhi Roberto mund të jetë titullari për Kike Setienin. Semedo festoi ditëlindjen e një shoku me një drekë ku ishte një grumbull i madh njerëzish.